ISHP jep 5 mënyra për tu mbrojtur nga rreziku nga Koronavirusi

Përhapja e koronavirusit COVID-19 është një temë e nxehtë jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë globin.

Përhapja e koronavirusit COVID-19 është një temë e nxehtë jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë globin.

Me konfirmimin e dy rasteve të para në vend, autoritetet kanë bërë thirrje që të ruani qetësinë, por edhe të bëni kujdes me higjienën.

Kryeministri Rama në mbledhjen e shtetit këtë mëngjes tha se, sipas statistikave botërore më pak të kërcënuarit janë fëmijët dhe të rinjtë.

Megjithatë për të parandaluar përhapjen e virusit janë pezulluar për një periudhë dy javore shkollat, gjithashtu edhe aktivitetet publike deri më 3 Prill.

Në fjalën e tij Rama tha se është e rëndësishme të mbroni veten dhe të tjerët.

Institucionet shtetërore kanë bërë thirrje të bëni kujdes dhe të informoheni mbi masat e duhura për parandalim.

Këshillat për Parandalimin

ISHP ka dhënë pese këshilla se si të mbroni veten dhe familjen fare lehtë.

Mbani distancë nga njerëzit që teshtijnë apo kolliten

Lexoni të gjithë informacionet zyrtare lidhur me COVID-19

Nëse jeni të sëmurë qëndroni në shtëpi për të përhapur parandalimin e sëmundjes dhe për tu shëruar

Shmangni prekjen e fytyrës dhe lani duart sa më shpesh. Fërkojini për të paktën 20 sekonda me ujë të ngrohtë dhe sapun.

Kollituni dhe teshtini duke përdorur bërrylin: jo duart tuaja. Mbuloni gojën dhe hundën gjatë kollitjes apo teshtitjes.

Çfarë të evitoni

Mundohuni të evitoni kontaktet me kafshët e gjalla si dhe tregjet ku tregtohen kafshë të gjalla.

Eliminoni konsumin e produkteve e produkteve të mishit kur janë të pagatuara ose të pagatuara mirë.

Çdo produkt apo nënprodukt që vjen nga kafshët duhet të trajtohet e të gatuhet më parë.

Bëni kujdes që të respektoni rregullat bazë të higjienës gjatë gatimit.

Jini vigjilentë ndaj simptomave që ky virus shkakton dhe izolohuni sa më parë në rast se ndjeni shqetësime.

Për çdo komplikim me shëndetin që mendoni se lidhet me koronavirusin, telefononi në numrin e posaçëm 127./AgroWeb