Irani vazhdon kërcënimin – Sulmi ishte një demonstrim i vogël i fuqisë tonë

Pas sulmit të Iranit ndaj bazave amerikane në Irak, në deklaratën e bërë nga zyra e liderit fetar iranian, Hamaney thuhet, “Sulmet me raketa janë skenari më i lehtë i kundërpërgjigjes së Iranit”.

Pas sulmit të Iranit ndaj bazave amerikane në Irak, në deklaratën e bërë nga zyra e liderit fetar iranian, Hamaney thuhet, “Sulmet me raketa janë skenari më i lehtë i kundërpërgjigjes së Iranit”.

Kurse Husamettin Asena, një prej këshilltarëve të Presidentit iranian, Hasan Ruhani  tha: “Një veprim ushtarak (kundërpërgjigje) i Shteteve të Bashkuara të Amerikës bëhet shkak për një luftë të përgjithshme në rajon”.

Edhe ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Jevad Zarif tha se Irani, për të mbrojtur veten ndaj sulmeve kundër qytetarëve të saj, ka marrë nismën në kuadër të nenit 51 të Kombeve të Bashkuara.

Në deklaratën e bërë nëpërmjet medias sociale Zarif shkroi: “Ne nuk duam tension ose luftë, por nëse ndodh ndonjë sulm ne do të mbrojmë veten tonë”.

Edhe Shefi i Shtatmadhorisë, gjenerali Muhammed Bakiri në një deklaratë me shkrim tha se sulmi ndaj bazave amerikane në Irak, është një demonstrim i vogël i forcave të armatosura iraniane si përgjigje ndaj vrasjes së Sulejmanit.

“Çdo hapi të ri të ri të Amerikës do ti kundërpërgjigjemi në mënyrë më shkatërruese dhe të prerë. Ka ardhur koha që autoritetet amerikane të kuptojnë fuqinë e Iranit të shpërndarë në një hapësirë të gjerë në botë dhe të përvetësojnë një qëndrim të tillë parimor në këtë çështje”, shkroi ai.

Edhe zëvendëskomandanti i Shtabit Sarallah të Gardës Revolucionare në Iran, Ismail Kevseri tha: “Hapi i hedhur mbrëmë ishte fillimi, amerikanët duhet ta dinë se duhet të braktisin rajonin”.

Ai i bëri thirrje autoriteteve amerikane që të bëjnë presion ndaj Donald Trumpit, në mënyrë që ky i fundit në ndalojë veprimtaritë kundër Iranit, dhe shtoi: “Në të kundërt, trupat e tyre në rajon do të dëmtohen. Duhet ta dinë që do të kundërpërgjigjemi për çdo hap të tyre”