Iran, njerëzit bien rrugëve për shkak të koronavirusit

Në Iran orët e fundit janë regjistruar 43 vdekje të tjera duke e rritur numrin e viktimave rreth 300 kurse numri i të infektuarve ka shkuar në 600.

Koronavirusi tashmë është kryefjala e të gjithë mediave botërore. Virusi kinez ka marrë jetën e mijëra njerëzve në të gjithë botën e ndërsa frika e madhe se mund të jetë shfaqur edhe në Shqipëri mbetet e madhe.

Siç shihet në këtë video një djalë i vogël në Iran shfaq probleme me frymëmarrjen teksa është duke ecur rrugës.

Video është postuar një gazetare Iraniane.

“Koronavirusi në Iran, në këtë video tmerruese shfaqet një fëmijë duke u shembur në tokë nga problemet me frymëmarrjen”, shkruan gazetarja.

Sipas autoriteteve në Teheran, orët e fundit janë regjistruar 43 vdekje të tjera duke e rritur numrin e viktimave rreth 300 kurse numri i të infektuarve ka shkuar në 600.

Mes viktimave është edhe një deputet i Parlamentit në Teheran./abcnews.al