IOM: Këtë vit më shumë migrantë përmes detit kanë arritur në Spanjë

IOM sot njoftoi se në Spanjë deri më 15 korrik arritën 18.016 migrantë ndërsa në periudhën e njëjtë në Itali 17.827

 Organizata ndërkombëtare për migracion (IOM) e Kombeve të Bashkuara bëri të ditur se numri i migrantëve dhe refugjatëve që këtë vit përmes detit kanë ardhur në Spanjë është më i madh se numri i atyre që kanë arritur në Itali, transmeton Anadolu Agency (AA).

IOM njoftoi se në Spanjë deri më 15 korrik arritën 18.016 migrantë, ndërsa në periudhën e njëjtë në Itali 17.827. Më tej thuhet se është regjistruar rritje e numrit të migrantëve të arritur në Greqi dhe Spanjë në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa në Itali kanë rënë për madje 80 për qind.

Numri i përgjithshëm i migrantëve që këtë vit kanë arritur përmes detit në Evropë është 50.872, në krahasim me 107.746 në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ose madje 241.859 deri më 15 korrik të vitit 2016.

Nga IOM theksojnë se këtë vit duke kaluar detin jetën e kanë humbur rreth 1.400 persona.