I vdes babai, djali e varros së bashku me makinë

Një foto e pabesueshme e marrë në funeralin tregon se si makina futet në dhe’ së bashku me burrin e vdekur brenda saj në një varr të madh gjashtë metra të thellë

Një pasanik nga Nigeria ka bërë një veprim shumë të çuditshëm. Azubuike, për të nderuar babain e tij i cili ndërroi jetë, e varros atë brenda makine luksoze një BMW.

Pasi ai vdiq në fshatin e largët të Ihiala, Nigeri, Azubuike thuhet se ka shpenzuar 66,000 dollarë për të blerë makinën dhe për ta varrosur babain e tij brenda saj.

Një foto e pabesueshme e marrë në funeralin tregon se si makina futet në dhe’ së bashku me burrin e vdekur brenda saj në një varr të madh gjashtë metra të thellë.