I shpëtojnë luftës në Siri, u vdesin shtatë fëmijë në azil

Shtatë fëmijë nga e njëjta familje siriane, që kishin marrë azil në Nova Skotia të Kanadasë, kanë vdekur për shkak të një zjarri të rënë gjatë natës së mbrëmshme.

Shtatë fëmijë nga e njëjta familje siriane, që kishin marrë azil në Nova Skotia të Kanadasë, kanë vdekur për shkak të një zjarri të rënë gjatë natës së mbrëmshme.

Familja kishte bërë në plan të shpërngulej nga shtëpia pas një jave. Sipas policisë, zjarri kishte rënë në orën 1 të natës, dhe u kishte shkaktuar plagë të rënda nënës dhe babait, shkruan Top Channel.

Ndërsa të shtatë fëmijët e tyre kanë vdekur. Fqinjët raportojnë se kishin dëgjuar klithma të tmerrshme. Më i vogli i shtatë fëmijëve ishte katër muajsh, më i madhi 15 vjeç. Të tjerët ishin 3, 4, 8, 10 dhe 12 vjeç.

Familja kishte ardhur në Kanada në vitin 2017.