I dha leksione futbolli Gjermanisë, Japonia jep shembull qytetarie në Katar

Japonia nuk surprizoi vetëm ndaj Gjermanisë por edhe ne kulturën e tyre duke dhënë shembullin ideal të një tifozi.

Pasi Japonia mundi Gjermaninë me rezultatin 2-1, japonezët kanë treguar kulturën e tyre duke pastruar zonat në stadium ku qëndruan.Kjo nuk është hera e parë që japonezët kanë treguar shembullin pozitiv, pasi dhe në Botërorët e shkuar kanë vepruar po njësoj.

Të veshur me fanellat e kombëtares, shalle dhe bojë fytyre, mbështetësit shiheshin duke ecur përgjatë rreshtave të stadiumit, duke u përkulur për të pastruar mbeturinat si gotat, shishet, mbështjellëset e ushqimeve dhe madje edhe flamujt gjermanë të hedhur.