Hyn në fuqi përjashtimi i TVSH për procesin e rindërtimit nga tërmeti

Hyjnë në fuqi vendimet për përjashtimin nga TVSH dhe nga taksa e infrastrukturës për aktivitetet në procesin e rindërtimit.

Hyjnë në fuqi vendimet për përjashtimin nga TVSH dhe nga taksa e infrastrukturës për aktivitetet në procesin e rindërtimit.

Në fletoren zyrtare janë botuar udhëzimet e ministrisë së Financave që parashikojnë përjashtimin nga tatimi mbi vlerën e shtuar të furnizimeve mallra dhe shërbime për procesin e ndërtimit, që realizohen nga ndërtuesit, subjekte të rindërtimit, raporton Top Channel.

Programet e rindërtimit, për të cilat do të aplikohet përjashtimi nga TVSH-ja janë ndërtimi i objekteve në zonat e reja apo në të njëjtin truall, infrastrukturës publike etj.

Po ashtu do të përjashtohen nga tvsh rindërtimin e ndërtesave të shembura nga fatkeqësia natyrore në të njëjtin truall.

Përjashtimi nga tvsh do të shtrihet për të gjithë periudhën e rindërtimit.