Hawaii ndalon kremrat e diellit që dëmtojnë shkëmbinjtë koralorë

Turistët që vijnë në këtë shtet nuk do të jenë më në gjendje të blejnë kremra dielli që përmbajnë këto kimikate

Shteti i Hawaiit në SHBA ka ndaluar shitjen e kremrave të diellit që përmbajnë kimikate që dëmtojnë shkëmbinj nënujorë koralorë, raporton Anadolu Agency (AA).

Guvernatori i Hawaiit, David Ige, ka miratuar një ligj që ndalon shitjen e kremrave të diellit që përmbajnë oksibenzon dhe oktinoksat.