Hashim Thaçi vazhdon me trajtimin mjekësor në spital

Ja gjendja e tij shëndetësore...

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, edhe ditën e sotme ka vazhduar trajtimin nga personeli i Klinikës Urologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, pas shqetësimeve të shfaqura nga gurët në veshkë.

Mësohet se Presidenti Thaçi po vazhdon t’i përmbahet terapisë së rekomanduar dhe është në gjendje stabile shëndetësore.

Presidenti Thaçi shpreh sërish mirënjohjen e tij për stafin e QKUK-së dhe Klinikës Urologjike për trajtimin profesional dhe kujdesin e treguar./Top Channel.