Hashim Thaçi thërret Kuvendin të raportojë për vizitën në SHBA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një shkresë zyrtare Kuvendit të Kosovës, për mbajtjen e një seance më 4 mars, në të cilën ai do të raportojë lidhur me vizitën e realizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një shkresë zyrtare Kuvendit të Kosovës, për mbajtjen e një seance më 4 mars, në të cilën ai do të raportojë lidhur me vizitën e realizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mbërritja e një shkrese të tillë, është konfirmuar për “Radio Evropën e Lirë” nga zyrtarë të kabinetit të kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.

E gjithë kjo vjen pasi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi takoi të hënën në Shtëpinë e Bardhë, presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic.

Presidenti Thaçi bëri të ditur se takimi është zhvilluar me ftesë të të dërguarit të posaçëm për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ndërsa i pranishëm ka qenë edhe këshilltari për Siguri Kombëtare i SHBA-së, Robert O’Brien. Thaçi dhe Vuçic kanë qenë në Shtetet e Bashkuara në vizita të ndara, gjatë të cilave zyrtarët amerikanë kanë kërkuar që të dyja palët të ndërmarrin veprime, që sigurojnë rifillimin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Thaçi tha se në takim ishte diskutuar për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë. Presidenti Thaçi ndodhet në SHBA prej një jave ndërkohë që para nisjes, kryeministri Albin Kurti i kishte kërkuar një takim për të diskutuar dhe unifikuar qëndrimet në politikën e jashtme. Të njëjtën kërkesë Kurti e paraqiti edhe në seancën e jashtëzakonshme të së hënës, ku u diskutua heqja e taksës mbi mallrat serbe.