Grupi dytë i infermierëve shqiptarë drejt Italisë, Di Maio: Faleminderit Shqipëri!

Di Maio në pritje të grupit të dytë të infermierëve shqiptarë, falënderon Ramën: Një tjetër dhuratë nga miqtë tanë...

Një grup infermierësh nga Shqipëria do të nisen sot drejt Italisë, për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.

Pas grupit të parë, ky është grupi i dytë që do ndihmojë Italinë në luftën kundër CoVid-19. Nisja e tyre bëhet sot në orën 15:00.

Pak javë më parë, Shqipëria dërgoi në Itali 30 mjekë dhe infermierë, të cilët po shërbejnë në frontin e parë të luftës kundër COVID-19 në spitalet e Breshias.

“Shihemi në 16:30 në Fiumicion. Nuk jemi vetëm” ky është mesazhi i Ministrit të Jashtëm të Italisë për 60 infermierët që janë nisur drejt Italisë për të luftuar Covid-19.

Ndër të tjera Di Maio ka falenderuar kryeministrin Edi Rama duke thënë se kjo është një dhuratë tjetër që vjen nga miqtë shqiptarë.

“Sot do të mbërrijë në Itali një grup i kujdesit shëndetësor prej 60 infermierësh për të mbështetur spitalet tona. Një ndihmë konkrete, një tjetër dhuratë që na vjen nga miqtë tanë shqiptarë.
Faleminderit @ediramaal për afërsinë dhe mbështetjen për Italinë. 🇮🇹🇦🇱”, shkruan Di Maio.