Greqi, tërmet me magnitude 5.5 ballë në Greqi

Tërmeti nëndetar ndodhi të hënën në ora 8:41 minuta sipas kohës lokale në pjesën jugperëndimore të Peleponezit, me thellësi prej 10 kilometrave

Një tërmet me magnitudë 5.5 goditi bregun jugor të Greqisë mëngjesin e kësaj të hëne.

Tërmeti nëndetar ndodhi të hënën në ora 8:41 minuta sipas kohës lokale në pjesën jugperëndimore të Peleponezit, me thellësi prej 10 kilometrave

Sipas Institutit Gjeologjik Amerikan tërmeti kishte një thellësi prej 10 kilometrash dhe epiqendër rreth 69 kilometra në jugperëndim të Kalamatas.

Lëkundjet u ndjenë kryesisht në fshatin e Methonit, në jug të Greqisë, vend ky tejet i frekuentuar nga turistët dhe i njohur për kështjellat mesjetare. Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

Greqia gjendet në rajonin gjeografik e cila është më e përfshirë nga tërmetet. Shumica e tërmeteve madje edhe nuk hetohen, ndërsa ato që shkaktojnë dëme të mëdha materiale ose humbje jetësh janë të rralla.

Gjatë vitit 1999 si pasojë e tërmetit me fuqi prej 5.9 ballë sipas Rihterit në Athinë humbën jetën 143 persona.