Grabitet posta private tek ish-sheshi Shqiponja, policia në ndjekje të autorëve

Raportohet se pasi kanë marrë një sasi lekësh që ishin mbi banak, autorët e armatosur janë larguar me një motor.

Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një postë private tek ish-sheshi Shqiponja në Tiranë.

Raportohet se pasi kanë marrë një sasi lekësh që ishin mbi banak, autorët e armatosur janë larguar me një motor.

Mësohet se është identifikuar targa e motorit dhe tashmë policia është vënë në ndjekje të autorëve.

Ende nuk dihet shuma që kanë marrë dhe nëse ka pasur njeri në ambientet e postës në momentin e grabitjes. /abcnews.al