Goditje e rëndë ndaj udhëheqësve të lartë të PKK-së

Në operacionin e përbashkët të MIT dhe TSK, më 21 mars, Rıza Altun, ndihmësi më i afërt i udhëheqësit të PKK-së, Bayık, dhe emra të tjerë janë neutralizuar si pasojë e një operacioni ajror

Agjencia Kombëtare Turke e Inteligjencës (MIT) dhe Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK), kanë kryer një operacion ajror në Kandil, me ç’rast është goditur Rıza Altun ndihmësi më i afërt i liderit të PKK-së, Cemil Bayık si dhe terroristë të tjerë të lartë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacionit të marrë nga forcat e sigurisë, në operacionin e përbashkët të MIT dhe TSK, më 21 mars, Rıza Altun, ndihmësi më i afërt i udhëheqësit të PKK-së, Bayık, dhe emra të tjerë janë neutralizuar si pasojë e një operacioni ajror.

Në operacion gjithashtu janë neutralizuar anëtarë të lartë të grupit terrorist Mikail Özdemir i ashtuquajturi Përgjegjës për Marrëdhënie me Jashtë të PKK-së, me emrin e koduar “Navdar”, Emrullah Dursun i ashtuquajturi zëdhënësi i PKK-së me emrin e koduar “Serhat Varto” si dhe Ali Aktaş i ashtuquajturi i Përgjegjës Rajonal për Kandilin me emrin e koduar “Sinan Sor”.

Goditje e rëndë ndaj udhëheqësve të lartë të PKK-së

Pasi MIT mësoi se Rıza Altun do të zhvillojë një mbledhje në rajonin e afërt në kufirin e malit Kandil me Iranin, filluan përgatitjet për operacion. Në kuadër të kësaj të gjitha automjetet dhe udhët të cilat mund t’i përdorte Altun u morën nën kontroll.

Pasi mjeti ajror pa pilot Bayraktar TB2 zbuloi se Altun, Özdemir dhe Dursun kanë shkuar në fshatin Abu Bakra në afërsi të kufirit me Iranin, janë krijuar koordinatat e nevojshme që avionët F16 të TSK-së të zhvillojnë operacion ajror.

Pas përfundimit të këtyre përgatitjeve më 21 mars, koordinatat e ndjeshme të zbuluara nga MIT, u goditën me anë të operacioneve ajrore.

Si rezultat i operacionit, terroristët e nivelit të lartë në mesin e të cilëve edhe Mikail Özdemir, i cili koordinon kontaktet e jashtme të PKK-së dhe Emrullah Dursun, i cili ka funksionuar në Komitetin për marrëdhënie me jashtë, janë neutralizuar.

Ndërkohë Rıza Altun, i cili mundëson lidhjet me aktorë ndërkombëtarë në rajon me organizatën terroriste dhe në disa media të huaja lansohet si i ashtuquajtur “ministër i jashtëm”, u plagos rëndë në operacion. Ende nuk dihet fati i Altun.

Me këtë operacion iu dha një goditje e madhe udhëheqësve të lartë të organizatës terroriste. Gjithashtu operacioni ka për qëllim të japë një mesazh ndaj aktorëve në rajon ndërsa nxorri në pah se PKK nuk ka shpëtim nga TSK-ja edhe në pjesët e brendshme të malit Kandil ku fshihen.