Gjermani , një xhami merr tjetër letër islamofobe

Xhamia Miradie, e ndërtuar nga muslimanët turq nën ombrellën e DITIB, ka marrë letra anti-muslimane edhe më parë...

Një xhami në qytetin Duisburg në perëndim të Gjermanisë të martën mori një letër me shënime islamofobe dhe raciste për të tretën herë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Letra, në adresë të xhamisë Miradie përmban fyerje të rënda ndaj muslimanëve dhe turqve.

Drejtori i administratës së xhamisë, Ramazan Ceylan tha se: “Ne i kryejmë aktivitetet tona brenda kornizës së përgjegjësisë sociale dhe përpiqemi të kontribuojmë për shoqërinë gjermane. Autorët e letrave të urrejtjes të cilat janë dërguar edhe më parë nuk mund të gjenden”.

Xhamia Miradie, e ndërtuar nga muslimanët turq nën ombrellën e Unionit Islam Turk të Çështjeve Fetare (DITIB) ka marrë letra anti-muslimane edhe më parë.Mosque in Germany joins call to prayer to raise morale amid virus lockdown  | Daily Sabah