Gjenden dy shtetaset e huaja që u raportuan të humbura në Bjeshkët e Nemuna

Dy shtetaset e huaja që u raportua se kishin humbur ditë më parë në Bjeshkët e Nemura, janë gjetur sot.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Parkut Nacional, Admir Lalic,

Dy femrat, njëra polake dhe tjetra gjermane ishin shpallur të humbura dje pasi që nuk kishin kontaktuar me familjet e tyre për një kohë. Ato ishin futur në Mal të Zi nga Vermoshi. Makina e tyre ishte gjetur në Plavë.

Autoritetet në Shqipëri, Kosovë dhe Mali të Zi ishin në kërkim të dy femrave në Alpet Shqiptare ndërsa gjendja e tyre shëndetësore thuhet se është e mirë.