Gaza, një palestinez i vrarë dhe 3 të plagosur në sulmet izraelite

Ushtria izraelite sot në mëngjes ka njoftuar se avionët luftarakë u janë kundërpërgjigjur sulmeve të kryera nga Gaza në jug të Izraelit

Në sulmet ajrore izraelite të kryera në zona të ndryshme në Gaza, një palestinez është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës, Esref al-Qudra, konfirmoi se 25-vjeçari Naq ez-Zeanin u vra në Beyt Lahy në veri të Gazës.

Ai gjithashtu vuri në dukje se avionët luftarakë izraelitë bombarduan zona të ndryshme në Gaza në mëngjes dhe se tre palestinezë u plagosën.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, shkroi në rrjetin social se “avionët ushtarakë bombarduan një celulë në veri të Gazës, e cila po përgatiste sulm ndaj Izraelit”.

Ushtria izraelite mëngjesin e sotëm tha se avionët luftarakë u janë kundërpërgjigjur sulmeve të kryera nga Gaza në jug të Izraelit.

Mediat lokale raportojnë se ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Liberman, urdhëroi që kufijtë Kerm Abu Salim dhe Beyt Hanun (Erez) të mbylleshin në përgjigje të sulmit me raketa.