Forcat izraelite arrestojnë 20 palestinezë në Bregun Perëndimor

Shoqata e të burgosurve palestinez njoftoi se ushtarët izraelitë mbrëmë në disa lokacione në mbarë Bregun Perëndimor kanë arrestuar palestinezët nën akuza për pjesëmarrje në aktivitete terroriste

Ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar kanë arrestuar 20 palestinezë, raporton Anadolu Agency (AA).

Shoqata e të burgosurve palestinez njoftoi se ushtarët izraelitë mbrëmë në disa lokacione në mbarë Bregun Perëndimor kanë arrestuar palestinezët nën akuza për pjesëmarrje në “aktivitete terroriste”.

Në mesin e të arrestuarve është edhe një i mitur 14-vjeçar.

Forcat izraelite thuajse se çdo ditë kryejnë operacione në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindorë dhe nën akuza të ndryshme arrestojnë palestinezët.

Në burgjet izraelite ndodhen rreth 6000 palestinezë, prej të cilëve 350 të mitur.