Forcat ajrore turke shkatërrojnë objektiva të PKK-së

Në Twitter, Ministria e Mbrojtjes tha se operacioni ajror në rajonet e Haftaninit shkatërroi vendodhjet e armëve, strehimoret dhe depot e municioneve të përdorura nga terroristët e PKK-së

Avionët luftarakë turq kanë goditur objektivat terroriste të PKK-së në veri të Irakut, bëri të ditur sot ministria turke e Mbrojtjes, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Twitter, Ministria e Mbrojtjes tha se operacioni ajror në rajonet e Haftaninit shkatërroi vendodhjet e armëve, strehimoret dhe depot e municioneve të përdorura nga terroristët e PKK-së.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe B, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 personave, duke përfshirë shumë gra dhe fëmijë.