Fier, kishte probleme me frenat, makina përfundon në kanal

Një aksidenti ndryshe nga të tjerët ka ndodhur sot në qendër të Fier.

Një aksidenti ndryshe nga të tjerët ka ndodhur sot në qendër të Fier.

Drejtuesi i një automjeti tip Benz ka tentuar të parkojë mjetin e tij në një kantier ndërtimi ku një firmë po punon rehabilitimin e lumit Gjanica, shkruan Top Channel.

Siç mësohet mjetit nuk i kanë mbajtur frenat dhe ka rrëshqitur në një shkallë betoni që është për këtë lumë. Nga rrëshqitja mjeti ka përfunduar në lumë.

Fatmirësisht çifti i të moshuarve që ishte në makinë nuk janë dëmtuar. Policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendngjarje për tu ardhur në ndihmë qytetarëve.