Elbasan, vdes nga Covid-19 një fëmijë 10 vjeçar

E rëndë! Ndërron jetë nga Covid-19, u dërgua në Greqi për trajtim më të specializuar...

Një fëmijë 10 vjecar ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit nga qyteti i Elbasanit.

Fëmija ishte dërguar në Greqi ku po merrte trajtim për sëmundjen, por nuk ka arritur ti mbijetojë virusit të rrezikshëm.

Fëmija i mitur mësohet se kishte sëmundje bashkëshoqëruese, që ia kanë komplikuar gjendjen shëndetësore. Vogëlushi me inicialet J.J ka humbur jetën në një spital në Athinë.

Ky është rasti i dytë në Shqipëri që Covid i merr jetën fëmijëve të mitur. Pak kohë më parë, në Pediatrinë e kryeqytetit humbi jetën një foshnje 16-muajshe, për shkak të koronavirusit.