“Ekonomia turke do të dalë më e fuqishme pas COVID-19”

Zv/presidenti Fuat Oktay u shpreh se Turqia jo vetëm që i plotësoi nevojat e qytetarëve të saj dhe stafit mjekësor, por gjithashtu iu përgjigj nevojave të më shumë se 125 vendeve

Zv/presidenti i Turqisë, Fuat Oktay, tha se në periudhën pas koronavirusit, vendi synon që të bëhet qendra e zinxhirëve të furnizimit dhe rrugëve të udhëtimit duke përfituar nga një profil gjithnjë në rritje në arenën ndërkombëtare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një takim me disa afaristë në kryeqytetin Ankara, Oktay komentoi zhvillimet e fundit në ekonomi, duke thënë se në tremujorin e parë të vitit 2020, të ardhurat kombëtare bruto u rritën për 4,5 për qind në bazë vjetore.

“Efekti bazë këtu është faktori i vitit të kaluar, ne jemi të vetëdijshëm për të, por është një divergjencë pozitive në një atmosferë në të cilën të gjitha ekonomitë shkuan në negativë në periudhën COVID-19”, tha ai.

Duke vlerësuar Turqinë për menaxhimin e mirë me pandeminë COVID-19, ai tha: “Kush e dinte se këto maska do të shndërroheshin në diçka si ari? Që të gjitha shtetet që e quanin veten ‘super fuqi’ do të zhvillonin një luftë për maska në Lindje, Perëndim dhe në Evropë”."Ekonomia turke do të dalë më e fuqishme pas COVID-19"

Oktay u shpreh se Turqia jo vetëm që i plotësoi nevojat e qytetarëve të saj dhe stafit mjekësor, por gjithashtu iu përgjigj nevojave të më shumë se 125 vendeve.

“Kur shikojmë zhvillimet në arenën ndërkombëtare, Turqia e ktheu krizën e koronavirusit në një mundësi me një vendosmëri të madhe”, tha ai.

Ai gjithashtu tha se në fund të vitit, qeveria ka parashikime pozitive për tremujorët e tretë dhe katërt.

“Për të arritur rezultate pozitive, numri i rasteve duhet të ulet përsëri. Nuk është thjesht një dëshirë, por është një parakusht. Ne duhet të vazhdojmë të ndërmarrim masa shëndetësore të nivelit të lartë”, tha zv/presidenti Oktay.