Ekonomia ra në 4% në pandemi

Karantina e vendosur në muajin mars të vitit 2020 për parandalimin e koronavirusit dhe masat shtrënguese, kanë ndikuar në një rënie prej 4 për qind të ekonomisë në Shqipëri. Qeveria parashikoi një tkurrje prej minus 5 për qind në vitin e shkuar, por në përditësimin e të dhënave të INSTAT rezultati përfundimtar shkon në minus 3.96%.

Në analizën e paraqitur prej monitor nënvizohet se industria e prodhimit, energjia dhe shërbimet ushqimore kishin impaktin më të madh në këtë situatë me një reduktim deri në 27 për qind.

Furnizimi me gaz dhe ujë rezultojnë me një tkurrje prej 7%.

Karantinës arritën t’i rezistonte administrata publike, mbrojtja, sigurimi i detyrueshëm apo dhe shëndetësia me një impakt pozitiv prej 2.4 për qind.

Edhe ndërtimi i shumë-debatueshëm nuk ka ndalur në pandemi, madje me një shtesë prej 1. 8 për qind.

Sektori i bujqësisë nuk u ndal në këtë periudhë krize edhe pse në një normë thuajse të njëjtë me vitin 2019 impakt negative në situatën e krijuar ka dhënë dhe situata e krijuar me tërmetin e 26 nëntorit që u shoqërua me tej me pandeminë e coronavirusi.

Megjithatë heqja e kufizimeve ka sjellë një situatë pozitive të ekonomisë me një rritje prej 5.5 për qind. Banka e Shqipërisë nënvizon se duke parë dhe trendin e tregjeve ndërkombëtare rritja do të jetë e qëndrueshme dhe se inflacioni do të shkojë drejt parashikimit në vitin e ardhshëm.