E fundit, luftë mes bandash në Kavajë, një i vdekur dhe disa të plagosur

Një ngjarje e rëndë tronditi mesditën e kësaj të enjteje qytetin e Kavajës. Një kalimtar rreth të 50-tave mbeti i vrarë aksidentalisht, si pasojë e një konflikti të ndodhur në lagjen numër 4 të qytetit, ku dyshohet se u përfshinë dy grupe të rinjsh.

Nga ngjarja raportohet se mbetën të plagosur të paktën 4 persona të tjerë, të cilët dyshohet se janë pjesë e grupeve të përfshira në konflikt.

Momentalisht rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë, apo identitetet e personave të përfshirë në të nuk dihen ende. Pritet që të kemi më shumë informacion në vijim.

“Fillimisht grupet janë konfliktuar me njëri-tjetrin ndërsa më pas kanë përdorur armë në drejtim të tyre. Katër persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spitalin rajonal të qytetit të Kavajës, ndërsa një kalimtar i rastit ka mbetur viktimë në këtë ngjarje të rëndë duke ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”.

“Aktualisht policia mban nën kontroll personat të cilët kanë mbetur të plagosur. Dy prej tyre, sqaron policia, dyshohet të jenë edhe autorët e vrasjes së 50-vjeçarit, të cilët tashmë po punohet për identifikimin i tij nga ana e familjarëve që pritet të mbërrijnë në qytetin e Kavajës”.

“Aktualisht policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në lagjen nr 4, por edhe në rrugët kryesore me qëllim ndalimin e personave që u larguan pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në mes të qytetit”.