Dy vite pas Brexit, ende nervozizëm dhe paqartësi mes sipërmarrësve

E shtuna e 23 Qershorit shënon ekzaktësisht 2 vite që nga dita kur britanikët vendosën që të braktisin Bashkimin Europian. Bizneset në Britani sot që kanë kaluar 2 vite janë ende nervozë për këtë...

E shtuna e 23 Qershorit shënon ekzaktësisht 2 vite që nga dita kur britanikët vendosën që të braktisin Bashkimin Europian. Bizneset në Britani sot që kanë kaluar 2 vite janë ende nervozë për këtë. Mbretërisë i mbeten 9 muaj kohë për të braktisur edhe formalisht unionin.

Frika më e madhe për sipërmarrësit dhe investitorët është ajo se, pas daljes, Britania të mbetet pa një marrëveshje tregtare me Brukselin. Diçka e tillë do të ishte një katastrofë shprehen sipërmarrësit.

Por ajo që i shqetëson gjithashtu sipërmarrësit është edhe fakti se ka një paqartësi të madhe mbi këtë çështje. Askush nuk e di si do të shkojnë gjërat.

Një marrëveshje me kosto domethënëse do ta bënte Britaninë më pak tërheqëse, ndërkohë që mungesa e një marrëveshje përkthehet në kosto të mëdha për bizneset që operojnë në vend, raporton “Scan TV”.

Ajo që dihet është fakti se Britania nuk do të qëndrojë në unionin doganor. Ngecja e negociatave mes palëve për biznesin përkthehet në paaftësi për të planifikuar investimet në të ardhmen.