Drejtim i automjetit pa leje dhe në gjendje të dehur, 2 të arrestuar në Fier

Policia rrugore e Fierit ka arrestuar në flagrancë 2 shtetas pasi drejtonin mjetin pa leje drejtimi, dhe 1 tjetër pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Policia rrugore e Fierit ka arrestuar në flagrancë 2 shtetas pasi drejtonin mjetin pa leje drejtimi, dhe 1 tjetër pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur,shkruan Top Channel.

Të arrestuarit janë shtetasit B.B, 44 vjeç, banues në Patos dhe E.R, 28 vjeç, banues në Fier.

Njoftimi

Fier

Policia rrugore arreston në flagrancë 2 shtetas pasi drejtonin mjetin pa leje drejtimi, dhe 1 tjetër pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:

B.B, 44 vjeç, banues në Patos.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur “Parku i Fierit”, është kapur nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar automjetin tip “Benz” në gjendje të dehur.

E.R, 28 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar motoçikletën tip “LONXIN”, pa dokumentacionin përkatës dhe pa leje drejtimi.

Xh.A, 18 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar motoçikleten tip “LIFAN”, pa dokumentacionin përkatës dhe pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.