Divjakë, humb jetën pas një aksidenti 63-vjeçari

Një aksident ka ndodhur në fshatin Grabjan në Divjakë ku janë përplasur dy motomjete dhe si pasojë njeri nga drejtuesit ka humbur jetën.

Një aksident ka ndodhur në fshatin Grabjan në Divjakë ku janë përplasur dy motomjete dhe si pasojë njeri nga drejtuesit ka humbur jetën.

Divjakë

Informacion paraprak

Në datën 28.04.2020, në fshatin Grabjan, shtetasi K.Q, 63 vjeç, banues në fshatin Kashtëbardhë, Lushnje, duke udhëtuar me motomjetin e tij, është përplasur me një mjet bujqësor(motorrkorrëse) e cila drejtohej nga shtetasi B.Z., 61 vjeç, banues në Grabjan.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi K.Q, raporton Top Channel.

Është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje drejtuesi i motorrkorrëses dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.