Disiplinim transportit të udhëtarëve

Balluku: Paketë që përmirëson shërbimin për qytetarët

Probleme të tilla si numri i madh i licencave, konkurrenca e pandershme në linjat e transportit të udhëtarëve që operojnë në linjat brenda vendit dhe ato ndërkombëtare do të marrin zgjidhje përmes një pakete që po hartohet nga qeveria. Në një takim me operatorë dhe shoqata të transportit të udhëtarëve ministrja Belinda Balluku tha se kjo ndërhyrje synon të përmirësojë shërbimin për qytetarët.

“Qytetari për ne është shumë i rëndësishëm dhe rregullimi i proceseve të operimit në sektorin tuaj do të bëhet për t’u ofruar një shërbim më të mirë qytetarëve, për të vendosur rregull dhe drejtësi në mënyrën sesi ju operoni dhe sigurisht për t’ju lehtësuar ju. Të gjithë problematikat tuaja do marrin zgjidhje dhe ju duhet të bëhet pjesë e këtij procesi”, raporton Klan.

Ndërsa kreu i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, tha se paketa e re që do të prekë të gjitha linjat.

“Ne duhet zgjidhim çështjen në favor të çmimit, të tarifave, të komoditetit.”

Duke filluar nga dita e hënë drejtuesit e Task Forcës së transportit do të shtojnë kontrollet për çdo abuzim me linjat e transportit të udhëtarëve.