Disa mënyra për t’a luftuar depresionin pa përdorur medikamente

Sipas një studimi  kohët e fundit, studiuesit më në fund kanë përcaktuar se depresioni shkakton dëmtim të trurit dhe jo anasjelltas.

Sipas një studimi  kohët e fundit, studiuesit më në fund kanë përcaktuar se depresioni shkakton dëmtim të trurit dhe jo anasjelltas.

Pasi më parë neurologët kishin hedhur hipoteza se dëmtimi i trurit ishte një faktor i depresionit kronik, por një studimi i ri i botuar ne Psikiatrinë Molekulare hedh në dritë një tjetër anë.

Tashmë më në fund është provuar përfundimisht një marrëdhënie shkakësore midis depresionit dhe dëmtimit te trurit.

Çfarë është depresioni?

Depresioni është gjendje mendimi në dukje e pashpresë, ku njeriu ka një perceptimi të gabuar për boten rreth tij dhe realitetin që në të vërtet e rrethon. Një gjendje shpirtërore  e çrregulluar që shkakton humbjen e energjisë, shtimin e ndjenjës se pikëllimit, nervozizmin, stresin dhe humbjen e interesimit për të qenë aktiv.

Po si mund te shpëtojmë nga depresioni?

Mënyra e parë dhe më e rëndësishmja është të merrni kohë për veten, pasi të shërohesh nga depresioni duhet veprim nga ana juaj. Kjo do të thotë qe ju duhet të merreni me gjëra qe ju bëjnë të ndiheni mirë, për shembull të dilni me shoqërinë, familjen, të dilni nga dhoma juaj, të lexoni një libër, një shëtitje e shumë aktivitete që patjetër ju bëjnë të angazhoheni.

Të kujdeseni për veten tuaj është një tjetër hap që ju largon nga depresioni dhe ju çon drejt një rruge që me të vërtet do t’ju pëlqeje. Vishni gjërat që ju bëjnë të ndiheni rehat, pa e vrarë trurin se si mund te dukeni ne sytë e te tjerëve. Filloni largoni nga vetja njerëzit që ju sjellin energji negative dhe përqendrohuni tek ata që me tee vërtetë kanë rëndësi për ju. Kujdesuni për aparencën tuaj,t rupin, ta mendosh një fillim paletre nuk do te ishte keq apo jo? Përveçse çlironi energjitë negative, përfitoni dhe një trup te palestruar.

Shtyni veten të bëni dhe gjërat që nuk ju pëlqejnë. Kjo do t’u duket si pa vend në pamje të parë por në fund do të kuptoni se do të jetë më mirë se sa të rrini të ngujuar në një vend, sepse tashmë ajo shtëpia do të jetë bërë e bezdisshme.

Filloni te flisni hapur për mendimet, dëshirat apo këshillat tuaja. Gjeni personat tuaj më të dashur dhe shprehuni për çdo gjë që do të keni nevojë. Kërkoni ndihmë nga ata, pasi të kërkosh ndihmë shtesë nuk do tee thotë që ju jeni të paaftë për veten tuaj apo jeni një njeri i dobët, përcjell Scan.

Në fund, ajo që duhet të bëni çdo ditë është të evitoni të gjitha mendimet tuaja negative. Zbuloni cilat janë ato, i pranoni dhe punoni fort për t’i përmirësuar. Përpiquni të jeni pozitivë, pasi kjo e redukton ndjeshëm depresionin dhe ju do të jeni njerëz më të qetë.