Diell dhe ulje temperaturash, ky është parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do variojnë: në zonat malore nga -3ºC deri në 04ºC, në zonat e ulëta nga 05ºC në 13ºC dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 14ºC.

Era do të fryej në drejtim Verior me forcë valëzimi deri në 5 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat të cilat do të sjellin reshje shiu thuajse në të gjithë territorin. Reshjet do të jenë edhe në formën e dëborës, sidomos në zonat e thella malore.

Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 01ºC deri në 09ºC dhe në zonat e ulëta nga 05ºC në 11ºC.