Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 16º në 28ºC, në zonat e ulëta nga 22ºC në 35ºC dhe në zonat bregdetare nga 22°C në 36ºC.
Era do të fryejë në drejtim Veripërëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë.
Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 14ºC deri në 26ºC dhe në zonat e ulëta nga 19ºC në 28ºC.