Dibër, nusja vret vjehrrën me thikë

Krim brenda familjes në Dibër...

Një krim brenda familjes ka ndodhur në Dibër. Sipas burimeve zyrtare ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, ku 44-vjeçarja me inicialet M.M., ka goditur me me mjet prerës, thikë, vjehrrën e saj duke i shkaktuar vdekjen.

Pas ngjarjes, nga specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u bë arrestimi në flagrancë i 44-vjeçares, banuese në fshatin Burim, Maqellarë.

Policia bën me dije në njoftimin zyrtar “se në orët e mbrëmjes në banesën e saj dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) vjehrrën e saj, shtetasen N. M., 74 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë menjëherë”.

Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës që dyshohet se është përdorur nga autorja e ngjarjes. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër për veprën penale “Vrasje për shkak të marrdhënieve familjare”.

Krimi në Maqellarë, kush është nusja që vrau vjehrrën dhe viktima (EMRAT)

Identifikohet autorja dhe viktima e krimit në Maqellarë të Dibrës, ku nusja vrau me thikë vjehrrën e moshuar. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se autorja është Miranda Markja, 44 vjeç, ndërsa viktima, Nazmije Markja, 74.

Sipas dëshmisë së banorëve të zonës, mes nuses dhe vjehrrës ka pasur shpesh herë konflikte, ndërsa viktima kishte kërkuar urdhër-mbrojtje dhe në polici.