Del nga shinat tramvaji në Serbi, humb jetën një person

Pesë personat e lënduar janë transferuar në Qendrën urgjente, ndërsa një person në spitalin ortopedik në Banjic, të cilët janë jashtë rrezikut për jetë

 Një këmbësor humbi jetën, ndërsa gjashtë persona të tjerë u lënduan kur sot në qendër të Beogradit, Serbi, një tramvaj doli nga shinat pas përplasjes me një automobil, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në aksidentin rrugor që ndodhi rreth orës tetë të mëngjesit, këmbësori humbi jetën në vend të ngjarjes, ndërsa nga tramvaji u lënduan pesë persona, si dhe një person nga automobili, bëri të ditur Ministria serbe e Punëve të Brendshme.

Pesë personat e lënduar janë transferuar në Qendrën urgjente, ndërsa një person në spitalin ortopedik në Banjic, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Është paralajmëruar fillimi i hetimeve për të vërtetuar shkaqet e fatkeqësisë.