Deklarata e Vuçiç para takimit në Bruksel, ‘zbulon’ qëndrimin e ndërkombëtarëve

Një ditë para vizitës së tij në Bruksel, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se takimet e planifikuara nuk janë të lehta, por Serbia është e gatshme të bisedojë për planin e ri të të dërguarve evropianë për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve.

“Kur bëhet fjalë për Serbinë, ata po trokasin në derë të hapur”, tha Vuçiç ne Radio Televizionin e Serbisë.

Vuçiç tha se ai po ashtu do të takohet me përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, dhe me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

Lideri serb tha se pozicioni i shtetit të tij është bërë edhe më i vështirë pas sulmit në Banjskë të Zveçanit ndaj Policisë së Kosovës.

Ai tha se “shumica e shteteve të fuqishme perëndimore” veçse e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Ata vetëm do të kërkojnë për mënyrën se si ta bindin Serbinë të pajtohet për njohjen de facto dhe de jure të Kosovës”, tha Vuçiç.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar edhe  ndaj deklaratës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili të mërkurën ka deklaruar se “Kosova nuk negocion me Serbinë për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

Vuçiç ka thënë se ”Kurti nuk dëshiron ta implementojë Asociacionin. Sulmi në Banjskë “po përdoret për të barazuar gjithçka”.

”Banjska dhe gjithçka tjetër do të përdoret për të barazuar fajin, siç është bërë me disa gjëra të tjera në territorin e ish-Jugosllavisë. Por nuk mendoj se liderët evropianë mund të jenë të verbër dhe të shurdhër ndaj përpjekjeve të Kurtit për të fshehur faktin se ai nuk do të formojë Asociacionin në”, ka deklaruar Vuçiç për RTS’në.

Ai ka thënë se raporti në Bruksel do të jetë 6 me 1 duke aluduar që bashkësia ndërkombëtare është e rreshtuar me Kosovën.

Vuçiç ka thënë se do të takojë presidentin e Këshillit Evopian, Charles Michel, Dyshen e BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Përfaqësuesin e Lartë Josep Borrell dhe Emisarin Miroslav  Lajcak, si dhe presidentin francez, Emmanuel Macron, kancelarin gjerman, Olaf  Scholz dhe kryeministren italiane  Giorgia Meloni

”Por nuk do të jetë e lehtë, nuk ka as gjëra të bukura dhe as takime të lehta. Unë gjithmonë mezi pres të kthehem nga Brukseli në Beograd, ashtu si ata mezi presin të mos na shohin as mua e as Kurtin. Detyra ime është të mbroj qytetarët e vendit tonë dhe të mbroj të drejtat e popullit tonë ” tha Vuçiç.