Çavuşoğlu takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së

Çavuşoğlu theksoi se paqja dhe stabiliteti për të gjithë rajonin mund të jenë të mundshme vetëm me bashkëpunimin e të dy shteteve në ishull

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke njoftuar për takimin me një mesazh që ai postoi në llogarinë e tij në Twitter, Çavuşoğlu tha: “U takuam me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, i cili priti takimin jozyrtar 5+OKB. Zgjidhja në Qipro duhet të bazohet në statusin e barabartë ndërkombëtar dhe barazinë sovrane të të dy palëve”.

Çavuşoğlu theksoi se paqja dhe stabiliteti për të gjithë rajonin mund të jenë të mundshme vetëm me bashkëpunimin e të dy shteteve në ishull.

Konferenca jozyrtare në formatin 5+1 me temë Qipron mbahet në Gjenevë nën kryesimin e OKB-së me pjesëmarrjen e palëve qipriote dhe vendeve garantuese Turqisë, Greqisë dhe Britanisë së Madhe.