Banorë të Bregut të Lumit, banesat e të cilëve janë parashikuar të prishen për zgjatimin e Bulevardit të Ri, kanë dalë të hënën paradite në protestë.
Faza e regjistrimit të maturantëve në sistem ka përfunduar, ndërkohë që përgatitjet për maturën shtetërore vijojnë. 36 100 maturantë do t’i nënshtrohen 4 provimeve. Matura shtetërore 2019 është e para që ka dalë me kurrikulën e re, si rrjedhojë ndryshimi do të pasqyrohet dhe në provimet e maturës.
Enti Rregullator i Energjisë rrëzoi kërkesën e OST-së për të realizuar 100 milionë euro investime, me kredi të garantuar nga një kompani private. Përmes një vendimi unanim, komisionerët e Entit e kanë cilësuar procedurën e veçantë të përzgjedhur nga OST-ja, si të paligjshme dhe të pambështetur në analizë tekniko-ekonomike.
Për këtë hapësirë kane hyrë në konflikt dy institucione shtetërore, Universiteti Bujqësor i Kamjes dhe Bashkia e Tiranës. Kjo e fundit pasi ka shpronësuar pronarët privat, e ka kaluar në pronësi të saj për të cilën disponon edhe dokumentet përkatëse.
Ish deputeti demokrat, Edomd Spaho nuk i kurseu akuzat edhe për SHISH një strukturë sipas tij e përfshirë në skandalin mafioz, dhe falsifikimin shtetëror të një dëshmitari të rremë si Fredi Alizoti.
Pentagoni bëri me dije se ka dorëzuar dhe transferuar në Bazën Ajrore “Luke” të Arizonës një prej dy avionëve të tjerë F-35 të Turqisë dhe e një avion tjetër do të dërgohet të premten.
Prokuroria për Krime të Rënda në përfundim të hetimit të procedimi pasuror, ka kërkuar konfiskimin e pasurive të Klement Balilit.
Partia Demokratike ka njoftuar se një person ka sulmuar mbrëmjen e sotme banorët e zonës së Unazës së Re,me automjetin e tij, ndërsa po zhvillonin protestën e tyre të përditshme kundër shembjes së ndërtesave.
Kompania “Rozafa”, emri shqiptar i mirënjohur në industrinë e përpunimit dhe tregtimit të peshkut, do të zgjerojë aktivitetin e saj me tri fabrika të reja në zonën e Përrenjasit.
Xhelal Dervishi 7 hektarë të tokës së tij i ka mbjellë me shalqi.