Category Video

20 studentë nisin praktikën e punës në Bashkinë e Tiranës

Nëse Universitetet nuk do ta kenë gati kartën e studentit deri në fund të muajit, Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Arsimit janë të gatshme që ta përmbushin këtë kërkesë të studentëve. Në takimin e zhvilluar me 20 praktikantët e përzgjedhur si vijim i Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se më shumë se 40 shërbime në Bashkinë e Tiranës ofrohen me kosto të ulët për studentët.

Shqiptarët nuk flasin mirë anglisht

Në bazë të indeksit të aftësisë së anglisht-folësve në botë, rezulton se vetëm 17% e shqiptarëve e flasin mirë anglishten. Valbona Selmani, administratorja e një qendre gjuhësh të huaja tregon se deri në ç’nivel popullsia shqiptare shfaq interesin për të mësuar.

Investimet e huaja në Shqipëri, mbi 1 mld euro

Investimet e huaja në Shqipëri shënuan një rekord historik vitin e kaluar duke kapërcyer për herë të parë shifrën 1 miliardë euro. Të dhënat e fundit nga banka e Shqipërisë tregojnë se për gjithë vitin 2018, kompanitë e huaja investuan në saktësisht 1 miliardë e 21 milionë euro në ekonominë shqiptare, me një rritje prej 13.5 për qind krahasuar me një vit më parë.