Serbia shënoi 20 vjetorin e sulmeve ajrore të natës që detyruan Beogradin të tërheqë trupat e saj nga Kosova dhe ti japë fund konfliktit që mori mijëra jetë njerëzish. Ceremoni përkujtimore u mbajtën në të gjithë vendin me atë më kryesoren, në qytetin jugor të Nishit, ku ishte i pranishëm edhe presidenti serb, Aleksander Vuçiç.
Dy persona u vunë në pranga nga Policia për grabitjen e një banese në fshatin Greshicë të Mallakastrës. Përparim Merdani thotë se është kërcënuar nga grabitësit që hynë në banesë të maskuar. Merdani thotë se autorët kishin një shkop gome dhe të pajisur me thika, ndërkohë që kishin edhe kriketë për hapjen e derës.
Gjykata e Tiranë vendosi masë sigurie arresti me burg për tre protestues të arrestuar në lidhje me dhunën në tubimin e opozitës më 21 mars para Parlamentit, ndërsa tre të tjerëve ju dha masa e arrestit shtëpiak.
Elvin Hysa 32-vjeçar dje mbyti gruan e tij 31-vjeçaren Gurie Hysa me të cilën ka tre fëmijë. Pranë mesnatës, pak para se të flinin ata kanë nisur debate të forta në dhomën e tyre mbi dyshimet e burrit se gruaja e tradhtonte.
Në shkolla, nxënësit e pakicave kombëtare do t’u mundësohet arsimimi në gjuhën e tyre, përveçse në gjuhën shqipe, ku numri i nxënësve në klasë do të jetë 15.
Rreth 80% e popullsisë së Malësisë së Madhe merret me kultivimin e sherebelës. Paketa e re fiskale ka hequr rimbursimin e TVSH-së nga 20 në 6%. Sikur të mos mjaftonte vendimi i qeverisë nga përjashtuar nga skema e subvencionit edhe kultivuesit e bimëve mjekësore.
Euro 2020: Gjermania ndëshkon në fund Holandën dhe fiton klasiken e Europës. Belgjika luan vetëm 18', Polonia feston me Lewa-Glik, Bardhi shpëton Maqedoninë...
Besimtarët janë rikthyer në xhaminë “Al Noor” në Christchurch, për të parën herë që nga sulmi pas të cilit mbetën të vrarë dhjetëra njerëz.
Protesta e radhës e Partisë Demokratike do të zhvillohet më 13 prill. Pas një mbledhjeje me kryetarët e degëve të PD-së në qarqe dhe rrethe të vendit, u vendos që këtë radhë të zhvillohet pasdite në orën 18:00, përpara godinës së Kryeministrisë.
Nga teqeja e Turanit në Tepelenë, drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t Artan Lame, gjatë festimeve për Sulltan Novruzin, i ka dorëzuar Dervishit që shërben në këtë objekt, lejen e legalizimin.