Category Rajoni

SHBA për Kosovën: Pavarësia është e përhershme

Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve ka thënë se pretendimet e Serbisë, se shtetet po ia kthejnë shpinën Kosovës, janë të rreme. Në një postim në Twitter, Komiteti për Punët të Jashtme ka thënë se “pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë të përhershme”.