Turqi, nis procesi i numërimit të votave, Erdogan favorit

Në Turqi ka filluar procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Rreth 60 milionë qytetarë u janë drejtuar kutive të votimit gjatë ditës së sotme nga ora 8:00 të mëngjesit me orën lokale deri në 17:00.

Ata kanë ushtruar detyrën e tyre për të zgjedhur presidentin e ri të vendit dhe anëtarët e parlamentit. Gjatë procesit zgjedhor nuk janë regjistruar probleme të shumta.

Në disa raste ka pasur votime familjare. Ndërkohë, autoritetet turke kanë filluar procedimet ligjore kundër 10 shtetasve të huaj. Ata janë përpjekur të ndërhyjnë në zgjedhje duke e prezantuar veten e tyre si vëzhgues të OSBE-së, por nuk kanë patur akreditim në lidhje me zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

Ndërkohë, sa i përket rezultatit Erdogan mbetet favorit për fitimin e zgjedhjeve. E vetmja paqartësi mbetet nëse do të fitojë në raundin e parë apo do të ketë nevojë për balotazh.

Sipas raporteve të fundit nga Turqia, Presidenti aktual Recep Tayyip Erdoğan po kryeson bindshëm madhe edhe në zonat e kundërshtarëve.