Turqi, policia arreston 10 persona të dyshuar në qendrat zgjedhore

Deri me tani ne provinca te ndryshme te Turqise janë arrestuar rreth 10 shtetas te huaj te cilët ishin futur në sallat e votimit si vëzhgues zgjedhorë të institucioneve ndërkombëtare. 

Zgjedhjet presidenciale dhe të 27-tat parlamentare në Turqi filluan sot në mëngjes në orën 8:00 sipas kohës lokale, ndërsa qytetarët turq deri në orën 17:00 do të kenë mundësinë të zgjedhin presidentin dhe deputetët në kuvend.

Për sigurinë e procesit zgjedhor po kujdesen 531.007 pjesëtarë të forcave të sigurisë. “Për masat e sigurisë gjatë zgjedhjeve janë angazhuar 264.526 policë, 195.695 pjesëtarë të xhandarmërisë, 50.793 roje dhe 19.993 roje vullnetarë”, thuhet në njoftim të Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë.

Deri me tani ne provinca te ndryshme te Turqise janë arrestuar rreth 10 shtetas te huaj te cilët ishin futur në sallat e votimit si vëzhgues zgjedhorë të institucioneve ndërkombëtare. Ndërkohe që në realitet nuk kishin akreditimin e këtyre institucioneve. Ndër ta janë 3 francezë, 3 gjermanë dhe 4 italianë.