Turqi, tentoi të vidhte vota, arrestohet komisioneri

Ne Erzurum është arrestuar komisioneri i Saadet Partisi duke hedhur fletë votimi në kuti të votimit...

Në Turqi janë mbyllur vendvotimet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe presidenciale.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka votuar sot në Stamboll në zgjedhjet e parakohshme presidenciale dhe parlamentare, duke thënë se Turqia po përjeton revolucion demokratik.

Ministria e Brendshme e Turqisë njofton se zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare po zhvillohen pa probleme, në atmosferë të qetë dhe nën masa maksimale të sigurisë.

Ne Erzurum është arrestuar komisioneri i Partisë Saadet duke hedhur fletë votimi në kuti të votimit. Kryetari i qendrës së votimit e ka parë dhe ka lajmëruar policinë të cilët e kanë arrestuar menjëherë

Hüseyin Hüseyin Avni, i cili punon si përfaqësues i Partisë Saadet në 1057 në Ulaş Anatolian High School, u përpoq të votonte në qendrën 1059 në të njëjtën shkollë dy herë.