Demokracia në Turqi erdhi në shprehje në kutitë e votimit

Zgjedhjet presidenciale dhe të 27-tat parlamentare në Turqi dhuruan pamje shumëngjyrëshe dhe u zhvilluan në atmosferë demokratike

 Zgjedhjet presidenciale dhe të 27-tat parlamentare në Turqi u zhvilluan në atmosferë demokratike, ndërsa për herë të parë votuesit me aftësi të kufizuara dhe të moshuarit shfrytëzuan obligimin e tyre qytetar përmes kutive mobile të votimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjithsej 56.322.632 votues të regjistruar shfrytëzuan të drejtën në 180.065 kuti votimi.

Për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Turqi që mbahen sot, të regjistruar gjenden 17.258 votues të cilët do të përdorin “kutitë mobile të votimit”, pasi kanë plotësuar kërkesat e Komisionit të Lartë Zgjedhor.

Votuesit duhej të dorëzonin një raport mjekësor ku theksoheshin arsyet e pamundësisë për të shkuar në qendrat e votimit.

Në dhomën e votuesve vendoset një kabinë votimi, duke mundësuar privatësi të plotë në ushtrimin e të drejtës së votimit.

Vëmendje tërhoqi edhe paraqitja e disa votuesve me rroba tradicionale në qendrat e votimit, posaçërisht në pjesën lindore të Turqisë, duke ofruar pamje shumëngjyrëshe.

Ndërkohë, një çift në Eskişehir shfrytëzoi votën para dasmës, të veshur me fustan të nusërisë dhe kostum.

Një tjetër pamje që tërhoqi vëmendjen ishte edhe ardhja e disa qytetarëve me kafshët e tyre.

Votën e shfrytëzuan edhe qytetarë të huaj që janë bërë shtetas të Turqisë.

Qytetarët me prejardhje nga Rusia që jetojnë në Antali kryen obligimin e tyre për zgjedhjen e presidentit dhe deputetëve në parlament.

Në qendra të votimi u shfaqën të huaj edhe në Fethiye, Marmaris dhe Bodrum në provincën Muğla.

Sara Rebecca Gerçekbilen (27) me prejardhje britanike, tha se prej dhjetë vitesh jeton në Turqi dhe se ka dashuri për Fethiyen.

“E falënderoj Republikën e Turqisë. Unë votoj për herë të parë, pasi shtetësinë e kam fituar rishtazi. Jam e lumtur për këtë gjë”, tha Gerçekbilen.

Edhe Jacqueline Doëaz (69), po ashtu me prejardhje britanike, tha se prej vitesh shfrytëzon të drejtën e saj të votës në Turqi.