Category Rajoni

Kosovë, shëndetësia drejt kaosit

Kërkesa e mjekëve për rritjen e pagave përmes miratimit të Projektligjit të ri për pagat, po vazhdon. Kjo kërkesë e kamotshme për rritje pagash nuk po mund të realizohet nga asnjë qeveri, ndonëse profesionistët shëndetësorë thonë se në vazhdimësi kanë marrë premtime.