Zoran Zaev: Nuk planifikoj rikonstruktim më të madh të Qeverisë

"Nuk planifikoj rikonstruktim më të madh të qeverisë, ndërsa arsye për shkarkimin e dy ministrave Adnan Qail dhe Aksel Ahmedovski janë partnerët tanë qeveritarë", tha kryeministri i Maqedonisë, Zaev

 Nuk planifikoj rikonstruktim më të madh të qeverisë, ndërsa arsye për shkarkimin e dy ministrave Adnan Qail dhe Aksel Ahmedovski janë partnerët tanë qeveritarë, deklaroi kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas prezantimit të projektit nga vala e dytë e investimeve të planit për rritje ekonomike, raporton Anadolu Agency (AA).

“Nuk planifikoj rikonstruktim më të madh të qeverisë të paktën për tani. Arsyeja pse janë shkarkuar dy kolegët është për shkak të partnerëve politik pjesëmarrës në qeveri, apo partnerëve tanë politik. Vendimet u sollën nga ana e udhëheqësisë së këtyre partive dhe kërkuan zëvendësim adekuat”, tha Zaev.

Duke theksuar kënaqësinë nga puna dhe bashkëpunimi i dy ministrave ai tha: “Besoj se do të gjenden mundësi për angazhimin e tyre të mëtejshëm. Tani unë personalisht mendoj, pasojnë bisedat me dy ministrat e deritanishëm. Besoj se Parlamenti do të mbështesë këto ndryshime sepse fundja jemi qeveri politke”, tha Zaev.

Parlamenti i Maqedonisë për sot ka caktuar seancën e 77-të ku në rend dite është propozimi i Qeverisë për shkarkimin e Aksel Ahmedovskit nga funksioni ministër pa resor i angazhuar për implementimin e Strategjisë për përmirësimin e gjendjes së romëve në Maqedoni.

Gjithashtu në rend dite është edhe propozimi i Qeverisë për shkarkimin e Adnan Qail nga funksioni ministër pa resor i angazhuar për investime të huaja në Maqedoni.

Zaev ndër të tjera ka përsëritur se përfundimisht nuk do të kandidojë për president të vendit dhe tha se është mirë të shihen kandidatë të tjerë.

Censusi për zgjedhjen e presidentit të vendit është 40 për qind, gjegjësisht duhet dalja e të paktën 720 mijë votuesve.

Mandati i presidentit Gjorge Ivanov përfundon në maj.