Еrdoğan përkujton poetin e himnit kombëtar turk, Mehmet Akif Ersoy

Mehmet Akif Ersoy, poet turko-shqiptar, u përkujtua nga presidenti Еrdoğan me rastin e 82 vjetorit të vdekjes së tij

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Еrdoğan, nderoi poetin me origjinë shqiptare, Mehmet Akif Ersoy, njëherësh autor i himnit kombëtar turk, me rastin e 82 vjetorit të vdekjes së tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një takim të kryetarëve të fshatrave dhe lagjeve në kompleksin presidencial në Ankara, Erdoğan tha: “Përkujtoj Mehmet Akif Ersoyin, i cili e përjetësoi dashurinë e popullit turk për flamurin”.

Ndryshe, poeti turko-shqiptar Mehmet Akif Ersoy njihet si “Poeti i Atdheut” dhe “Poeti Kombëtar” i Republikës së Turqisë. Ai lindi më 20 dhjetor të vitit 1873 si fëmija i Emine Şerif Hanım, vajza e një familjeje e cila kishte ardhur në Anadoll nga Buhara, dhe Mehmet Tahir Efendiut, i lindur në Kosovë dhe njëri nga mësimdhënësit në medresenë e Xhamisë Fatih.

Në vitin 1921, pas Luftës së Parë Botërore, konkretisht gjatë Luftës së Pavarësisë së Turqisë kundër pushtimit të huaj, Ersoy shkroi himinin e Turqisë “İstiklal Marşı” (Marshi i Pavarësisë).

Përveç poezisë, Ersoy ishte edhe akademik dhe anëtar i parlamentit.

Ai ndërroi jetë më 27 dhjetor të vitit 1936.