Category Politike

‘Do bëhem kamikaze’/ Ja ku u frymëzua Meta për vetëflijimin si Salvador Allende

Presidenti i Republikës Ilir Meta frymëzimin për vetëflijimin në mënyrë që vendi të dalë nga kriza e ka pasur nga bashkëshortja e tij, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ndërsa ka marrë shembullin e presidentit të Kilit në vitet '70-'73 Salvador Allende. Ishte Monika Kryemadhi në datë 7 shkurt të këtij viti, 6 javë më parë që u shpreh se ishte gati që të bëhej edhe kamikaze për të marrë Ramën me vete që, sipas saj të shpëtonte vendin.