Erdoğan mbështet fushatën “Hello Brother”

Përshëndetja "Hello brother" (Përshëndetje vëlla) u bë virale në rrjetet sociale pas sulmit terrorist pasi viktima e parë, Davud Nabi, 76-vjeçar, priti agresorin me këtë përshëndetje para se të vritej

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka mbështetur fushatën “Hello Brother” në rrjetin social Twitter të inicuar në shenjë reagimi ndaj sulmit terrorist në dy xhamitë në Zelandën e Re, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përshëndetja “Hello brother” (Përshëndetje vëlla) u bë virale në rrjetet sociale pas sulmit terrorist pasi viktima e parë, Davud Nabi, 76-vjeçar, priti agresorin me këtë përshëndetje para se të vritej.

Presidenti Erdoğan postoi një video të përgatitur me etiketën “#HelloBrother” duke shkruar po ashtu “Përshëndetje vëlla” në gjuhën turke (Selam kardeşim).

Erdoğan gjithashtu ka ripostuar videot e shpërndara me etiketën e njëjtë nga klube të shumta të futbollit në Turqi dhe TRT World.

Ndryshe, më 15 mars, 50 muslimanë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën kur një terrorist, i identifikuar si Brenton Tarrant, 28 vjeç, i lindur në Australi, hyri në xhamitë Al Noor dhe Linwood në qytetin Christchurch dhe hapi zjarr mbi adhuruesit.