Category Politike

Universitetet, premtimi i Ramës: Do investojmë buxhetin më të madh në këto 30 vite

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot portalin për transparencë të universiteteve. Gjatë fjalës së tij shefi i qeverisë tha se ky portal është shumë i thjeshtë për të pasur akses dhe ka informacione të hollësishme mbi programet e shkëmbimit studentor, së bashku me procedurat përkatëse, bursat, marrëveshjet dypalëshe apo shumëpalëshe, kuotat e parashikuara, e të tjerë.